Tuna është një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar dhe kosovar. Vetëm disa ditë më parë këngëtarja festoi ditëlindjen e saj e cila mbushi plot 34 vjeç, ku nuk munguan urimet e shumta nga familjarët e saj, nga miqtë, po ashtu edhe nga fansat e saj.
Siç e dimë të gjithë, Tuna është e martuar me vëllain e këngëtarit të njohur, Robert Berisha, i cili quhet Patris Berisha me të cilin gëzojnë dhe një djalë të quajtur Tian.
Pas lindjes së djalit, këngëtarja bëri një pauzë në botën e muzikës për arsye sepse i gjithë përkushtimi i shkoi vogëlushit të saj, por kohët e fundit është rikthyer fuqishëm me koncerte dhe këngë të reja.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.
Ajo po kalon disa pushime me shoqen e saj të ngushtë në ishullin Mauritius.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagramit e cila shfaqet duke bërë zip line në një hapësirë goxha të lartë, ku për një moment ajo ngec në mes dhe personi i frikësuar që po bën videon thotë: "Ngeli".