INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuna publikon foton e parë të djalit dhe ka një dedikim emocionues për të [FOTO]

Tuna publikon foton e parë të djalit dhe ka një dedikim emocionues për të [FOTO]

Publikuar më: 11:10 07-05-2017

Më të lumtur se kaq nuk e kemi parë asnjëherë Tunën!

Këngëtarja e mirënjohur pak ditë më parë u bë nënë e një djali dhe tashmë po jeton ditët më të lumtura të jetës së saj. Fëmija është gjëja më e mrekullueshme për nënën dhe Tuna ka nisur të përjetojë emocionet e para të prindërimit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku mban të voglin Tian në duar, ndërsa duket shumë e emocionuar.

“Është e vështirë të besoj që je në këtë botë për katër ditë tash por unë jam e lumtur që ti vendose të na lumturosh ne me prezencën tënde sepse je kaq i dashur. Kur të pashë për herë të parë mësova që s’kam dashur kurrë dikë sa të dua ty dhe s’do e dua kurrë. Faleminderit nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve me rastin e lindjes së Tian Patris. Zemra ime është plot”, shkruan Tuna.

Këngëtarja u bë nënë si fryt i lidhjes me Patris Berishën. Ata zgjodhën ta quajnë djalin Tian, i cili është një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, që zanafillën e ka nga Kina e lashtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553