INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuna solli në jetë djalin e dytë, por si reagoi Nora dhe Roberti?!

Tuna solli në jetë djalin e dytë, por si reagoi Nora dhe Roberti?!

Publikuar më: 19:30 10-05-2021

Tuna u bë nënë për herë për dytë me ardhjen në jetë të djalit të saj Zen.

Fansat nuk dinin asgjë për shtatzëninë e këngëtares prandaj dhe lajmi erdhi si surprizë për ta kur 35 vjeçarja ndau foto në Instagram nga momenti i lindjes.

Ndërkohë që Patris Berisha konfirmoi se është ai babai i Zen përmes një story në rrjetin social, fansat janë bërë kuriozë se si ka reaguar Nora Istrefi dhe Roberti.

Përsa i përket ish-kunatës së këngëtares, duket se marrëdhënia vazhdon të mbetet e tensionuar. Tuna dhe Nora vazhdojnë të mos flasin me njëra-tjetrën dhe mes të gjithë personazheve që e kanë uruar për lindjen, mungon urimi i Norës.

As urimi i Robert Berishës që është bërë sërish xhaxha, nuk është parë askund. Duket se ata kanë vendosur të shkëpusin çdo raport me këngëtaren. Kujtojmë se Tuna dhe Patris janë ndarë prej muajsh, ndërsa shtatzëninë e mbajtën të fshehur.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439