INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tuna tha që nuk do i shkojë sa të jetë gjallë në emision, Roberti ka diçka për të thënë te RUDINA: Unë dua të...[FOTO]

Tuna tha që nuk do i shkojë sa të jetë gjallë në emision, Roberti ka diçka për të thënë te RUDINA: Unë dua të...[FOTO]

Publikuar më: 20:11 30-10-2018

Që nga mbrëmja e së shtunës këngëtarja shqiptare Altuna Sejdiu është kthyer në personazhin më të folur në shoëbizin shqiptar. Jo se nuk ka qenë më parë, por brenda pak orëve ajo ngjalli shumë debat me deklaratat e saj. E ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte Tuna së bashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën dhe folën për gjithçka në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Tek pjesa “Pyetja e Rudinës”, moderatori Ermal Mamaqi e pyeti Tunën: A do shkosh te Rudina?

“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë,”- tha këngëtarja duke mos sqaruar arsyen.

Me anë të një fotoje në Instastory, Magjistari shkroi se i vjen keq për njerëzit që kanë pranë këngëtaren pasi sipas saj ka shumë urrejtje në shpirt dhe i tha që s’duhet të mërzitej pse ajo fton Robertin në emision. Mirëpo ky i fundit dhe bashkëshortja e tij Nora Istrefi para pak ditësh ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin se kanë marrë shtetësinë shqiptare.

E ndërkohë që të gjithë po flasin për sherrin e tij me Tunën, ai foli në emisionin “Rudina”, ku përmes një videomesazhi muzikanti falenderoi shtetin shqiptar për pasaportat.

“Unë dua të falenderoj nga zemra shtetin Shqiptar që mua dhe familjes time na dhanë pasaportë. Ju dua shumë” , tha në videomesazh Robert Berisha.

 dian.png

Article Logic
Execution time: 0.0024409294128418