Skena të nxehta, ritme që të elektrizojnë dhe muzikë e cila mesa duket në një projekt të ri, do të bëjë për vete që shumë fansa të botës rozë të dashurohen.
E kemi fjalën për Tuna, Vildane Zeneli dhe Seven Saraçi një bashkëpunim trio, ku artistët me postimet e tyre në Instagram kanë lajmëruar lancimin e klipit të ri me titull “Maria”.
Në klip do të ketë edhe skena të nxehta ku ka qenë Tuna e cila ka paralajmëruar në foton e postuar në Instastory me tag-un +18.
Le të presim! Me siguri ky klip do të mbërthejë shumë fansa pas ekranit./intv.al/