Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu e njohur ndryshe nga publiku si Tunaka zbuluar emrin e foshnjës së saj. Pak orë më parë në FB e saj, këngëtarja në pritje të një fëmije, i cili dihej që më parë që është djalë ka shkruar me shkronja të mëdha emrin ABEL. Të gjithë komentuesit e kanë uruar duke e marrë këtë status si mesazh për lindjen e të birit. Por as Tuna apo babai i fëmijës, Patris Berisha, nuk u kanë kthyer përgjigje komentuesëve.