Tuna kishte kohë pa publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, dhe më në fund rikthehet, për ata që i kishte marrë malli. Këngëtarja 30 vjeçare, gjithmonë na ka treguar se është pak më ndryshe se të tjerët, dhe na surprizon me këngët dhe paraqitjet e saj.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale, një foto ku duket më në formë se kurrë. E veshur më një lloj veshje”Naked” , këngëtarja vjen shumë tërheqëse dhe natyrisht vë në pah format e saj mahnitëse. Veshja është e hapur në pjesën e poshtme, ku duket gjoksi i këngëtares dhe poshtë saj, një tatuazh i bukur, i mirërealizuar. Të shumta ishin pëlqimet dhe komentet pozitive të fansave për këtë foto, e cila vjen si shoqëruese e klipit të saj më të ri të titulluar “Dy tima”.