Këngëtarja bukuroshe duket se e ka marrë seriozisht rikthimin në formë pas shtatzanisë.
Diçka të tillë e vërteton fotoja e fundit që Tuna ka postuar në Insta Story. Gazeta Express bën me dije se artistja e njohur e ka filluar ditën në mënyrë shumë të shëndetshme, me një smoothie që e ka përgatitur vetë ajo. Por kaq nuk ka mjaftuar për autoren e shumë hiteve, pasi ajo i është bashkangjitur gjithashtu një grupi alpinistësh për të vrapuar me ta. Duket se Tuna do të rikthehet bukuroshja përvëluese që njohim të gjithë në shumë pak kohë.