INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tundi dy herë rrjetën, Sadiku: Kur hyj në fushë, mendoj dhe besoj gjithmonë se do shënoj

Tundi dy herë rrjetën, Sadiku: Kur hyj në fushë, mendoj dhe besoj gjithmonë se do shënoj

Publikuar më: 20:54 13-11-2017

Ai është një bomber i vërtetë dhe asnjëherë nuk ua heq meritat futbollistëve të Kombëtares që e shërbejnë.
Armando Sadiku i cili i dhuroi dy gola të bukur Kombëtares Shqiptare ka folur pas ndeshjes duke treguar se është i kënaqur që në skuadër ka lojtarë si Grezda dhe Roshi.
Autori i dy golave të kundër Turqisë, pas sfidës në Antalia u shpreh: “Besimi nuk mungon në asnjë ndeshje. Kur hyj në fushë, mendoj dhe besoj gjithmonë se do shënoj.
Roshi? Mes nesh funksionon, sepse ia dimë lojën njëri-tjetrit. Ai e driblon kundërshtarin dhe unë e di momentin kur ai do të më shërbejë. Për mua është e thjeshtë kur kam në skuadër një si Roshi, sepse është shumë i aftë dhe ndihem shumë mirë me të”, tha Armando Sadiku për RTSH.

Article Logic
Execution time: 0.0032081604003906