INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tupac Shakur  bëhet pjesë e bulevardit  të yjeve “Rock Hall” ndërsa Janet Jackson, refuzohet [VIDEO]

Tupac Shakur bëhet pjesë e bulevardit të yjeve “Rock Hall” ndërsa Janet Jackson, refuzohet [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 20-12-2016

2 Pac vazhdon të mbetet legjenda e muzikës Hip Hop dhe çmimet vazhdojnë të shkojnë në emër të tij.

Reperi  legjendar i  është bashkuar bulevardit prestigjioz të yjeve “Rock and Roll”  duke vlerësuar kështu ndikimin e tij të fuqishëm në muzikën Hip Hop nëpër të gjithë botën edhe 25 vjet pas vdekjes.

Ceremonia është planifikuar të mbahet me 7 prill në Qendrën Barclays në Brooklyn.

2 Pac u propozua  zyrtarisht për Rock and Roll Hall of Fame që tetorin e kaluar. Artistët bëhen të ligjshëm për tu propozuar për këtë çmim  25 vite pas linçimit të këngës së tyre  të parë dhe ata që bëhen pjesë e këtij bulevardi, votohen nga fansat dhe 900 ekspertë të muzikës.

Tupac Shakur do të jetë artisti i parë i muzikës Hip Hop që futet në Rock and Rool of Fame bashkë me disa emra  të rinj si Joan Baez, rokerët amerikanë Pearl Jam dhe Journey, dhe rok-bendi anglez “Electric Light Orchestra”.

Ndërkohë surprizon refuzimi i yllit të pop-it  Janet Jackson , raporton ‘’Reuters’’.

Shakur u lind në Harlem dhe ishte  ndër reperat e vetëm  që tregoi realitetin nëpërmjet këngëve të tij; pabarazinë sociale, luftërat mes  personave me ngjyrë etj...

Ai u  vra në moshën 25 vjeçare në Las Vegas dhe vrasja e tij mbetet ende një  enigmë.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771