Të paktën 37 udhëtarë të linjës ajrore nga Vankuveri në Sydeny i kompanisë “Air Canada” pësuan lëndime si pasojë e turbulencave të forta.
Aeroplani me 284 pasagjerë në bord u detyrua të bënte ulje emergjente në Haëaii.
Tridhjetë pasagjerë u dërguan për trajtim në spital, 9 nga të cilët kishin pësuar lëndime të rënda.
Udhëtarët kanë dëshmuar se sendet dhe gjithçka tjetër u rrëzua kur nisën turbulencat. “Njerëzit filluan të fluturonin brenda kabinës“, tha një pasagjer.