INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turi dhe Orinda Huta në pritje të fëmijës së parë? Moderatori zbulon më në fund të vërtetën [FOTO]

Turi dhe Orinda Huta në pritje të fëmijës së parë? Moderatori zbulon më në fund të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 20:16 27-01-2018

Orinda Huta dhe Turi janë një nga çiftet e njohur që kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas, madje ishin të parët që ngritën siparin e dasmave VIP.
Pas dasmës madhështore, ata janë përfolur shpesh herë se janë në pritje të fëmijës së parë, por i kanë mohuar kategorikisht këto thashetheme dhe të njejtën gjë ka bërë sërish Turi duke i vënë pikat mbi “i”.

I ftuar në Pop Culture, ai tha se po vazhdojnë të punojnë për këtë, por akoma nuk kanë asgjë për të thënë. Duket se pyetja është bërë aq e bezdisshme për ta, saqë Turi tha se sapo Orinda të jetë tre muajshe, do të jetë ai që do ta postojë lajmin: “Ju premtoj që sapo të jetë tre muajshe (kaq është koha që mbahet e fshehtë?), do të jem unë që do ta postoj lajmin”,– tha Turi me të qeshur.

Pyetjes së Dojnës se kur do ta bëjnë publik lajmin, ai iu përgjigj: “Kur të jetë e thënë që të vijë…”.

tursi.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711