Fotot e fundit të Orinda Hutës, të postuara në "Instagram" i kanë bërë të gjithë të mendojnë se ajo është shtatzënë, kjo sepse moderatorja shfaqet me barkun pak të fryrë. Kaq mjaftoi dhe ishin të shumta komentet që e pyesin për një shtatzëni të mundshme dhe shumë të tjerë e uronin.
Por në fakt, Orinda nuk është shtatzënë. Në një prononcim për "revistawho.com", Orinda është shprehur se gjithçka është efekti i teminave dhe xixave.
"I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën, do t’ua provoj që ishte thjesht 'glitter effect', ka thënë Orinda.