INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turi i llogaridhënies, Bushati paralajmëron drejtuesit në Velipojë

Turi i llogaridhënies, Bushati paralajmëron drejtuesit në Velipojë

Publikuar më: 17:33 06-05-2018

Partia Socisliate ka nisur në Velipojë Turin e Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputët e qarkut u ndalen në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës.

Ministri paralajmëroi largime nga puna për drejtuesit që nuk i përgjigjen qytetarëve.

“Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit. Qeveria është në shërbim të qytetarëve”, tha Bushati.

Ministri u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqiperinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.
Ndërsa Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për të ndaluar derdhjen e ujrave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarte. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162