Që Turi do të largohet dihet tashmë, por çfarë do të ndodhë me Apartamentin 2XL?
Lajmi për largimin e Turit në “Klan Plus” u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat. Ai e mohoi fillimisht këtë lajm, por më pas u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë e Aleksandër Frangaj.
U aludua se në muajin shtator, në sezonin e ri, Turi pritet të nisë një emision me lojëra, të ngjashëm me emisionet që drejtonte në fillimet e tij, por nuk ka patur gjë zyrtare.
Sakaq, u aludua edhe se Turi nuk do shkojë i vetëm në televizionin “Klan” por do të marrë me vete edhe trupën e aktorëve të “Apartamentit 2XL”. Lajm ky që sërish u hodh poshtë jo vetëm nga Turi, por edhe nga trupa e aktorëve.
Mirëpo burime për “Anabel.al” shprehen se përfundimisht trupa e aktorëve të spektaklit të humorit “Apartamenti 2xl” do të zhvendoset në televizionin “Klan”, madje kanë realizuar edhe mbledhjen e parë të stafit.
Dyshimet u rritën edhe pas fotot të postuar në Instagram nga Julian Deda i cili shkruan: “Bisedimet…drejt fundit”, teksa shfaqet në foto në krah të Turjan Hyskos.