INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët e huaj të pakënaqur nga Shqipëria, ofron cilësi të dobët shërbimi [VIDEO]

Turistët e huaj të pakënaqur nga Shqipëria, ofron cilësi të dobët shërbimi [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 11-09-2017

Natyra e Shqipërisë ka zgjuar kureshtjen e të huajve për ta eksploruar, por sipas të dhënave të Trip Advisor shumë turistë kanë mbetur të zhgënjyer nga shërbimi dhe mikpritja që iu është bërë.
Sipas të dhënave ka disa vende per te cilat ata janë shprehur të pakënaqur me atë qe kanë gjetur atje.
E vendet që janë renditur me cilësinë më të dobët të shërbimit jane kryesisht ne jug si Ksamili, Himara, Dhërmiu e Vlora, por nuk mbeten mbrapa as Tirana dhe Durrësi.
Turistët janë shprehur se në këto qytete janë ndeshur me sjelle të pahijshme të kamerierëve dhe menaxhereve, me vonesa në ushqim dhe me një staf që nuk dinë të flasin anglisht, duke i bërë ata të kalojnë pushime ndryshe nga ç'i kanë pritur.
Një turist nga Ankaraja është shprehur se menaxheri i barit ku mori një pije e ka detyruar të marri dhe një çadër.
E ndërsa një turist nga Franca shkruan se kur i ishte ankuar pronarit të hotelit për ambientin e dhomës kishte marre si përgjigje "Jemi në Shqipëri, kam 10 mijë turistë të tjerë tek dera që presin të marrin një dhomë".
Edhe pse Bukurit dhe kultura e Shqipërisë ka bërë që shumë media si CNN, FORBES, Adventure Travel Association Trade, ta cilësojnë një ndër vendet që duhet vizituar patjetër përgjatë 2017, keto komente te turisteve nuk jane nje reklame e mire e vendit per 2018.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438