INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët goditen nga rrufeja në bjeshkët e Dibrës, shpëtohen nga policia

Turistët goditen nga rrufeja në bjeshkët e Dibrës, shpëtohen nga policia

Publikuar më: 19:23 26-07-2016

Rreth orës 15.00 të ditës së sotme disa turistë që kishin shkuar për piknik në "Bjeshkët e Grevës" sipër fshatit Ilnic të Dibrës, janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe  për t'ju shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit, tre prej tyre janë turistë të huaj e tre shtetas shqiptarë.

Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.

Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes   personeli mjeksor do t'i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.

Policia e Dibrës ka kryer të  gjitha veprimet proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë për "Ngjarje aksidentale".

Article Logic
Execution time: 0.0022990703582764