Ditën e sotme, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një vizitë në Presidencë një grup turistësh nga Izraeli.
Meta ka vlerësuar faktin se turistëve i kanë pëlqyer bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe gjithashtu ka ftuar të gjithë të huajt që të vizitojnë Shqipërinë pasi turizmi vendas ofron mundësi të veçanta eksplorimi.
Njoftimin e ka dhënë vetë presidenti Meta me një postim në Facebook ku shprehet...
“Shumë i kënaqur të takoja një grup turistësh nga Izraeli, aq të mahnitur nga bukuritë tona natyrore.
Turizmi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria ofron për zhvillim, por edhe për të surprizuar të gjithë izraelitetët që duan të shohin një vend kaq miqësor ndaj tyre.
Falënderim të veçantë për ish-Ambasadorin, David Cohen që vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe të punojë për të forcuar marrëdhëniet mes dy popujve tanë.”