INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët kosovarë rikthehen në Shqipëri

Turistët kosovarë rikthehen në Shqipëri

Publikuar më: 11:09 26-06-2018

Një pjesë e madhe e turistëve nga Kosova, që një vit më parë braktisën Shqipërinë janë rikthyer. Të dhënat e INSTAT flasin se në 5 muajt e parë të 2018 kanë hyrë 443 mijë kosovarë me një rritje prej afro 24% në krahasim me vitin e shkuar. 

Ndërsa në total nga janari në maj në Shqipëri hynë gjithsej 1.4 milionë shtetas të huaj dhe rritja është 7.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pas kosovarëve shtetasit e dytë, që kanë vizituar Shqipërinë janë maqedonasit dhe këta me rritje 6% me bazë vjetore. Pas tyre vijnë grekët të ndjekur nga malazezët dhe italianët. Edhe turistët e këtyre kombeve kanë qënë më të shumtë në numër se në 5 muajt e parë të 2017.
Po gjithësesi rritjen më të lartë, nga viti në vit të turistëve që kanë hyrë në 5 muajt e 2018 e mbajën polakët dhe gjermanët.
Polakët që në 2017 kanë zbuluar Shqipërinë përmes agjencive të organizuara turistike. Madje ata që kanë hyrë këtë vit në vendin tonë kanë qënë rreth 34.4% më shumë.
Bien në sy dhe gjermanët, që nga janari në maj kanë vizituar Shqipërinë afro 34.700, me rritje vjetore prej 25%. Fluks vizitorësh ka patur dhe nga vendet nordike apo dhe SHBA-ja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148