INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët nën shënjestrën e grabitësve. Ja rastet e para…

Turistët nën shënjestrën e grabitësve. Ja rastet e para…

Publikuar më: 13:33 11-07-2016

Edhe pse propagandohet se vendi ynë ofron siguri për turistët të paktën në këtë fillim sezoni nuk është se ky lajm qëndron. Pasi janë shënuar të paktën publikisht dy rastet e para të vjedhjeve të sendeve dhe parave. Nën shënjestrën e hajdutëve ka rënë një turist 44-vjeçar austriak në zonën e Llogarasë. Austriaku ka deklaruar se në Llogara në automjetin e tij tip Volkswagen, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur një valixhe me rroba trupi, një aparat fotografik dhe një orë dorë elektronike, me një vlerë rreth 4000 euro.
Edhe një pushues tjetër në Livadh, të Himarës, në hotelin ku po qëndronte i kanë vjedhur në dhomën e pushimit një telefon Iphone 5S dhe portofolin me 20 mijë lekë të reja dhe dokumente të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953