INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët sa mirë që vijnë në Shqipëri, po euron po e çojnë në nivele katastrofike

Turistët sa mirë që vijnë në Shqipëri, po euron po e çojnë në nivele katastrofike

Publikuar më: 10:07 19-06-2019

Turistët e parë kanë mbërritur në vendin tonë. Por edhe pse nuk janë të shumtë në numër, pasi pritet që në korrik dhe gusht të dy apo trefishohen ata kanë ndikuar tek ulja ekstreme e euros. 

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.64 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele kaq të ulëta që prej korrikut të 2008-s. Pra ky është dhe rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit. Që prej fillimit të këtij muaj euro ka humbur 1 pikë përkundrejt lekut.
Të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro në muajt e fundit përgjatë të gjitha viteve të pluralizmit dhe në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar.
Po gjithësesi ka dhe një arsyeja tjetër, nënçmimi i euros këto ditë lidhet me afrimin e datave për të shlyer detyrimin e TVSH-së dhe të sigurimeve nga bizneset.

Article Logic
Execution time: 0.0030519962310791