INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turistët shtohen, paratë jo!

Turistët shtohen, paratë jo!

Publikuar më: 08:27 13-06-2017

Shqipëria po bëhet destinacion i frekuentuar nga të huajt që vijnë për turizëm dhe për të shijuar bukuritë e natyrës shqiptare.
Po një fenomen i ri është shfaqur turstët shtohen, por jo paratë, ata që hyjnë në vendin tonë o kursejnë o janë të varfër për vetë. INSTAT raporton se për 4 mujorin e parë të 2017, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 13%, krahasuar me 2016, në 961 mijë persona, ndërsa të huajt për qëllime pushimi nga ta ishin 234 mijë persona. Por, ndonëse turistët po rriten me shpejtësi, të ardhurat prej tyre nuk rezultojnë të kenë të njëjtin ritëm, të paktën për tremujorin e parë të vitit. E këtë e faktojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës të ardhurat nga turizmi në periudhën janar-mars 2017 kanë një rritje duke u bazuar tek numri në rritje dhe arritën në 301 milionë euro, por fitimet duhet të ishin shumë më të larta. E kjo konsiderohet një rritje prej 6.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është një nivel rekord, që prej vitit 2008, kur banka raporton të dhënat. Ndërsa shqiptarët kanë shpenzuar jashtë 226 milionë euro për të njëjtën periudhë, me një rritje prej 4.6% me bazë vjetore. Ky është niveli më i lartë që prej tremujorit të katërt 2014.
Bilanci i udhëtimeve (paratë që të huajt shpenzojnë në Shqipëri minus paratë që shpenzojnë në Shqipëri) ishte pozitiv prej 76 milionë euro. Ky është viti i tretë radhazi që bilanci është pozitiv, ndërsa në vitet e tjera shqiptarët harxhonin më shumë jashtë, sesa të huajt në Shqipëri. Edhe një vit më parë të ardhurat nga turizmi arritën rekord në rreth 1.5 miliardë euro, ndërsa mbi 4 milionë persona vizituan Shqipërinë për qëllime të ndryshme, turizëm, vizitë tek të afërmit, për punë, qëllime shëndetësore, etj. Shqiptarët shpenzuan jashtë për të njëjtën periudhë rreth 1.1 miliardë euro, me një bilanc pozitiv prej 390 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094