INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turisti norvegjez habitet nga veprimi i këpucarit nga Durrësi. Ai i kishte ruajtur...

Turisti norvegjez habitet nga veprimi i këpucarit nga Durrësi. Ai i kishte ruajtur...

Publikuar më: 12:45 27-09-2018

Një këpucar nga Durrësi ka habitur turistin nga norvegjia duke dëshmuar dhe një herë mikpritjen dhe virtytet shqiptare. Turisti norvegjez i cili qëndronte në një nga hotelet pranë Shkëmbit të Kavajës, i kishin humbur kuleta, telefoni dhe disa dokumente të tjera ku brenda tyre ishte dhe karta e identitetit.

Me shpresën se do të gjente sërish telefonin dhe dokumentet, turisti norvegjez kërkoi ndihmë nga një miku i tij shqiptar. Ata i ranë numrit të tij të telefonit dhe … mrekullisht në anën tjetër u përgjigj dikush në gjuhën shqipe.

Media lokale Durrës lajm ka treguar historinë e turistit dhe ustait nga Durrësi i cili ruajti dhe mbajti pranë vetes sendet e gjetura.

Ymer Qerimi tregoi se e mbante në dorë telefonin e gjetur për më shumë se një orë, me shpresën se dikush do ti telefononte.

“E gjeta kuletën në sheshin para pallatit të kulturës, – thotë usta Mero, siç e njohin të gjithë këpucarin që ka një dyqan të vogël shërbimi në qendër të Durrësit. U solla nëpër qendër, duke shpresuar të shoh dikë që kërkonte diçka të humbur, ndërsa telefonin e mbajta të ndezur afër vetes, me shpresën që dikush të telefononte.

Kur u dëgjua zilja, në anën tjetër dëgjoja britma të gëzuara në një gjuhë që nuk e kuptoja, deri sa u paraqit një burrë që fliste shqip”,-tregon i gëzuar Mero.

Turisti norvegjez i shoqëruar nga miku i tij shqiptar Spartak Salillari arriti të shkonte në shtëpinë e këpucarit nga Durrësi, i cili pasi e njohu dhe nga fotot që ishin në dokumenta, ja dorëzoi të gjitha ato që kishte gjetur duke i uruar pushime të mbara në Shqipëri.

Turisti norvegjez shumë i lumtur për gjestin e ustait i dha pafund falenderime, duke krijuar një përshtypje shumë të mirë dhe për shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0060060024261475