INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turistja më e vogël në botë, që 10-javëshe rreth globit

Publikuar më: 10:48 09-02-2016

Shumica e njerëzve as nuk do ta çonin në mendje të linin gjithçka dhe t’i binin përqark globit, e jo më pastaj me një bebe 10-javëshe.

Por, sipas “Daily Mail”, është pikërisht kjo që bëri Karen Edwards, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Shaun Bayes, nga Londra, menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre, Esme.

Kështu, pasi morën me vete gjërat më të domosdoshme, shitën makinën dhe dhanë shtëpinë me qira, i hipën një avioni dhe i ranë botës kryq e tërthor duke eksploruar Azinë, Australinë, Zelandën e re për 10 muaj me radhë.

Article Logic
Execution time: 0.0021109580993652