Njerëzit mund të shkojnë për pushime në hënë brenda dekadës së ardhshme, pohojnë ekspertët . Një projektues ka krijuar konceptin e anijes kozmike me të cilën pretendon se një ditë do të jetë në gjendje që të çojë turistët në Hënë. Turistët, furnizimet dhe pajisjet do të mbërrijnë në sipërfaqen e Hënës brenda dy ditësh – por ndërkohë ata duhet të paguajnë për këtë udhëtim 10 milion dollarë ose (8 milionë £). Kjo anije madje mund ti çojë njerëzit në asteroide apo dhe në Mars pasi siguria e anijes kozimike të jetë provuar.
Anija është projektuar duke përdorur teknologji nga disa firma të tjera të hapësirës. Trupi kryesor do të jetë i përbërë nga module, të cilat do të jenë të lidhura së bashku për të formuar një seri hapësire prej tre vagonësh. Çdo vagon do të drejtohet nga katër astronautët dhe do të jetë në gjendje për të transportuar deri në 12 pasagjerë. Ata do të vizitojnë hapësirën në një program udhëtimi gjashtë-ditorë rreth Hënës. Në çdo vagon do të ketë dy module bazë të SpaceX Dragon, që do të shërbejnë si qendra të komandës, por edhe për sigurimin ndaj rrezatimit të hapësirës , dhe shpëtimet emergjente të vagonave