Një nga mënyrat më të mira për t’i dhënë një dorë zhvillimit të turizmit është heqja e vizave për vendet e tjera. Dhe pikërisht lidhur me këtë, 25 shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë mund të udhëtojnë me vizë elektronike të pa sponsorizuar në Oman. Omani është shtet monarki në Gadishullin Arabik dhe ka vijë bregdetare të mrekullueshme, shkretëtirë por edhe oaze të larmishme falë mikroklimave. Kryeqyteti port i Omanit është Moskati. Të vetmet kritere për të vizituar Omanin janë një pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj brenda aplikimit, bileta avioni vajtje-ardhje dhe rezervim në hotel.