INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turizmi dimëror, Dardha e Voskopoja më të preferuarat

Turizmi dimëror, Dardha e Voskopoja më të preferuarat

Publikuar më: 16:19 17-01-2016

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë disa zona të vendit, veçanërisht zonat turistikë, kanë shërbyer këtë të dielë për të gjithë qytetarët për të kaluar një fundjavë ndryshe.

Për të gjithë banorët e kryeqytetit, kurora e bardhë e dëborës në malin e Dajtit, ishte arësyeja për të zgjedhur këtë destinacion për të kaluar këtë fundjavë. Numri i madh vizitorëve nw malin e Dajtit, ka ka sjellë dhe një trafik të rënduar në këtë zonë.

Ndërsa zona të tjera të preferuar për të kaluar këtë fundjavë kanë qënë dhe Dardha në Korcë, Valbona apo dhe  Voskopoja. Këto tre zona mbeten destinacionet kryesore të turistëve në këtë sezon dimëror, cka ka sjellë dhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh.

I preferuar për turistët është edhe Thethi por për shkak të infrastrukturës jo të mirë numri i tyrë këtë sezon është ulur ndjeshëm.

Nga të dhënat mësohet se turistët që kanë zgjedhur Dardhën, Valbonën apo dhe Voskopojën janë kryesisht vendas, në ndryshim nga vitet e tjera, kur kanë dominuar turistët e huaj.

Article Logic
Execution time: 0.002467155456543