Duket sikur trashëgimia jonë kulturore sa vjen dhe po tërheq më tepër vizitorë të huaj kryesisht, por edhe vendasit nuk ngelen pas. Shifrat e fundit të publikuara nga Kryeministri tregojnë se gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2016, krahasuar me atë të 2015-ës kemi një rritje prej gati 12% të vizitoreve në kala dhe monumente. Rama e lidh këtë shifër edhe me impaktin që ka turizmi në bizneset e këtyre zonave.