INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turizmi në 2017! Rritet numri i vizitorëve, që preferojnë Shqipërinë[VIDEO]

Publikuar më: 13:45 23-01-2018

Turistët e huaj kanë nisur, që të kenë gjithnjë e më shumë interes të vizitojnë vendin tonë. Numri më i lartë ka kulmuar në 2017 ku në total sipas INSTAT, kanë hyrë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me 2016. Afro gjysma e tyre rezultojnë të jenë pushues që kanë qëndruar disa ditë në vendin tonë gjatë verës. Ajo që bie në sy janë kosovarët, që vijojnë të zënë vendin e parë përsa i përket numrit të të huajve, me 34% të totalit, por me një rënie nga 2016 me 11%. Thënë në shifra në vitin 2017, Shqipërinë e vizituan 1.7 milionë kosovarë.
Shumë nga ta kanë raportuar se e kanë braktisur vendin tonë prej faktit se me ta abuzohet me çmimet dhe cilësia e shërbimit nuk është në nivelet e pritshme. Po gjithësesi Shqipëria është vizituar nga shtetas të shumtë të rajont dhe Europë, maqedonas, grekë, italianë, gjermanë, polakë, anglezë apo dhe çekë ata jo vetëm që neutralizuan efektin e ikjes së pushuesve nga Kosova, por dhe e rritën  numrin.
Në vend të dytë janë maqedonasit, që u rritën me 18.5%, në krahasim me 2016 me 105 mijë shtetas më shumë. Në vend të tretë renditen grekët, me një rritje prej 19% dhe në të katërt malazezët, me një rritje prej 17%.
Bien në sy dhe pushues nga SHBA, ku turistët nga ky vend u rritën me 19.3% ose 98 mijë persona.

Article Logic
Execution time: 0.0019500255584717