INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turizmi shëndetësor, plan për zhvillimin e zonave me ujra termalë

Turizmi shëndetësor, plan për zhvillimin e zonave me ujra termalë

Publikuar më: 12:26 12-12-2017

Në disa zona të vendi tonë ka burime të ujrave termalë, të cilat frekuentohen nga shumë qytetarë që pretendojnë se i ndihmojnë për problemet shëndetësore. Në gjuhën popullore ato quhen llixha. Këto zona kanë mbetur jashtë vëmendjes së planeve të zhvillimit. Po ditët e fundit është ndezur drita jeshile, pasi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën me dije se në kuadër të nxitjes së turizmit shëndetësor do të kryhet një studim fizibiliteti për të gjithë vendburimet e ujërave termalë në Shqipëri. E pas këtij hapi do të hartohen plane për zhvillimin e turizmit shëndetësor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025930404663086