INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turizmi shëndetësor ulet interesi për “pastikë” dhe “dhëmbë”[VIDEO]

Publikuar më: 09:52 27-10-2017

Shqipëria ka qënë një nga vendet e parapëlqyera nga të huajt për shërbime shëndetësore kryesisht për estetikë dhe stomatologji. Shumë të huaj bënin ndërhyrje plastike apo mbushnin dhe dhëmbët, pasi çmimet janë më të ulta se në vende të tjera të botës. Por të dhënat e fundit flasin se këtë vit të huajt, që kanë hyrë në vendin tonë për këto qëllime kanë rënë. Raporti i INSTAT flet se numri i të huajve, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për trajtim shëndetësor këtë vit është 378 e shifra është në uljet me rreth 24 % nga e njëjta periudhë e një viti më parë, pasi ka qënë 499. 

Klinika të ndryshme në kryeqytet tregojnë se shërbimet dentare nga mbushjet deri tek proteza dhe implantologji kanë çmime deri në 70% më të lira se në Itali, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e pacientëve.
Nëse në Itali, për një implant duhet të paguash deri në 1500 euro, në Shqipëri, çmimi nuk i kalon 650 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994