Mesa duket Turjani qenka mërzitur shpejt me Orindën, ai deklaron hapur në emisionin e tij “Oktapod” se me kë do e tradhtonte Orindën pa pikën e problemit.
Gjatë bisedës që po zhvillonte me Damianon, të cilin e kishte ftuar në emisionin e tij ‘Oktapod’, Turi u shpreh: ‘Unë kam një lidhje shumë vjeçare me Orindën dhe sigurisht që unë e dua shumë përderisa pranova edhe të martohesha me të, por jam i gatshëm ta tradhtoj me Rosie Huntington dhe Charlize Theron’.
Më tej ai shtoi me humor se kishte edhe lejen e Orindës për këtë gjë, por nuk ka mbaruar me kaq, deklarata e Turit u bë kryefjala e mediave ditën e sotme, ç'ka ka bërë që moderatori të bëjë një postim ku i shkruan Orindës: "Orinda nuk e dinë këta se çfarë heq unë për të mos kaluar ti nga lagjet e Bradley Cooper dhe Orlando Bloom".
Pas postimit të Turit ka reaguar Orinda e cila ka ripostuar foton e moderatorit dhe i kthen përgjigje: "O Turjan Hyska atij të dytit (Orlando Bloom) i ka shkuar koha, s'bën një lek".