INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turjan Hysko u jep fund zërave, pranon largimin nga Vizion plus [FOTO]

Turjan Hysko u jep fund zërave, pranon largimin nga Vizion plus [FOTO]

Publikuar më: 10:09 02-06-2018

Prej ditësh të tëra ishte përfolur largimi i moderatorit të njohur Turjan Hysko nga Vizion Plus. Thuhej se ai do të zhvendosej në Tv Klan bashkë me stafin e ‘Apartamentit 2XL’, por kjo kishte mbetur në nivelin e thashethemeve. Megjithatë, mëngjesin e sotëm, moderatori sapo konfirmoi zërat e deritanishëm nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook.

Duke e cilësuar një vendim të vështirë, port ë pakthyeshëm ai shprehet se ka ardhur mjaft natyrshëm.

‘Në Shqipëri thonë që është pothuajse e pamundur të shkëputesh pa mëri apo inate! Epo ky është një ndër ato rastet që ndodh!

Së pari, dua të falenderoj Genc Dulakun, i cili më dha mundësinë të provoj çdo rol në atë kompani, nga drejtues programesh me fëmijë deri tek të qënurit drejtor ekzekutiv në Vizion Plus.

Une u rrita ne familjen “Vizion Plus” duke punuar, duke gabuar, mësuar, dështuar apo duke shijuar suksese! Duke marrë vet vendime të drejta apo të gabuara. Dhe kjo eshte fantastike!

Termi "familje" shpesh duket klishe, por nuk gjej fjalë tjetër për grupin e Vizionit, pasi të qënurit familje ka qënë forca më e madhe e atij institucioni dhe uroj me shpirt mos ta humbasë kurrë këtë tipar dallues!

Dua të falenderoj pa përjashtim të gjithë njerëzit (edhe ata që s'më duan hiç) me të cilët u rrita në atë kompani, sepse të gjithë kanë punuar dhe ndihmuar për të ndërtuar "Turin e Vizionit". Kam marrë shumë nga të gjithë dhe uroj që t'i kem dhënë po aq shumë!

Rrjedhimisht mbas më shumë se 8 vitesh më duhet të largohem edhe nga Tring! Një kompani që nisi me një grusht njerëzish ëndërrimtarë, të “çmendur”, që nuk dëgjuan për asnjë sekondë ata që u thoshin se ajo kompani nuk kishte të ardhme! Tring, është rasti tipik ku pasioni, dëshira dhe puna 24/7 sjell sukses dhe unë jam krenar që kam vendosur tullën time modeste në atë sipërmarrje tashmë të konsoliduar, e cila vetëm zgjerohet në tregun televiziv! Të gjithë stafin e kam xhan dhe ata e dinë.

Në fund dua të them dy fjalë për një zonjë që më ka mësuar shumë! I dha formë energjisë, dëshirës sime shpesh kaotike për të drejtuar! Me urtësi dhe kujdes më ndihmoi te kuptoj sesi një drejtues i zoti, nëpërmjet shembullit personal dhe besimit, mund t'i nxjerrë më të mirën stafit që e rrethon! Mund të flisja më gjatë por e di që nuk i pëlqen t'i bëjnë komplimenta ndaj po e lë me kaq! Thnx Rida ?

Embëlsira për në fund!

Publik i dashur që më keni parë çerr në ekran dhe tashmë plot 33 vjeç, kam vetëm një mesazh: "Taksirat do më duroni dhe ca! Do bëni, çdo bëni, kemi netë të gjata përpara!"

Mos harroni, fantazia është pasuria më e madhe që kemi.

Ju dua,Turjan Hysko’, e mbyll ai statsuin e tij.

 

tertyry.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003075122833252