Andy Murray e nisi mjaft mirë turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Tenisti britanik u kualifikua për në raundin e dytë pasi mposhti Marchenkon me rezultatin 3-0. Marchenko rivalizoi me nr. 1 të botës në 2 setet e para, por britaniku i fitoi ato 7-5 dhe 7-6. Në setin e tretë Murray ishte dominues në loje dhe e mbylli atë 6-2.
Pak surpriza në takimet e raundit të parë të grand slemit të Australia Open për femra, teksa në fushë ka zbritur edhe numri 1 në botë, tenistja gjermane Angelique Kerber. Ajo ka fituar 2-1 ndaj ukrainases Lesia Tsurenko, duke vuajtur jo pak (6-2, 5-7, 6-2). Kerber toleroi disi në setin e dytë, por në përgjithësi pati epërsi në fushë. Por gjithsesi në fund ia del mbanë të fitojë dhe kualifikohet për në raundin e dytë edhe tenistja amerikane Venus Williams, që fitoi 2-0 (7-6, 7-5) ndaj ruses Kateryna Kozlova. Motra e madhe Williams triumfoi falë përvojës ndaj një tenisteje 15 vjet më të re në moshë.