“Toy” është kënga fituese e Eurovision Song Contest 2018. Këngëtarja nga Israeli, Netta është fituesja e edicionit të 63-të të Eurosongut, që këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Ajo u vlerësua me 529 pikë, ku votat maksimale të publikut e shpallën atë fituese.
Ndërsa tre shqiptarët e këtij festivali u pozicionuan në Top 10. Përfaqësuesja e Qipros, shqiptarja Eleni u rendit e dyta, ndërsa Eugent Bushpepa në vendin e 11-të me 184 pikë. Ermal Meta pati një renditje më të mirë me 308 pikë, duke u pozicionuar i pesti.
Pas votave të jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut Shqipëria është renditur në vendin e 11.
Për shqiptarët, ky edicion i 63-të i Eurovision Song Contest (Festivali Europian i Këngës) ishte i i veçantë dhe do të mbahet mend, veç të tjerash, si festivali i “shqiponjave”.
Nëse shtetet e tjera fqinje na kanë dhënë pikë, psh si Maqedonia 6 pikë, Greqia 7 pikë, Mali i Zi 10 pikë, të gjithë u befasuam kur pamë që Italia nuk na ka dhënë asnjë pikë, ndërkohë që ne I dhamë plot 12 pikë, për Ermalin tonë sigurisht. Duhet theksuar që shteti i vetëm që na dhuroi 12 pikë, ishte Azerbaxhani.
Lista e shteteve dhe pikët që i dhanë Shqipërisë në bazë të jurisë.
Ukraine 0 pikë
Azerbajxhan 12 pikë
Bjellorusia 7 pikë
San Marino 0 pikë
Holanda o pikë
Maqedonia 6 pikë
Malta 0 pikë
Gjeorgjia 4 pikë
Spanja 0 pikë
Austria 7 pikë
Danimarka 0 pikë
Anglia 7 pikë
Suedia 0 pikë
Letonia 0 pikë
Kroacia 1 pikë
Irlandë 2 pikë
Rumania 0 pikë
Çekia 6 pikë
Islanda 10 pikë
Moldavia 0 pikë
Belgjika 2 pikë
Norvegjia 0 pikë
Franca 0 pikë
Italia 0 pikë
Australia 0 pikë
Estonia 0 pikë
Serbia 1 pikë
Qipro 6 pikë
Armenia 0 pikë
Bullgaria 7 pikë
Greqia 7 pikë
Hungaria 10 pikë
Mali i Zi 10 pikë
Gjermania 0 pikë
Finlandë 0 pikë
Rusia 0 pikë
Zvicra 0 pikë
Izraeli 0 pikë
Polonia 7 pikë
Lituania 0 pikë
Sllovenia 4 pikë
Portugalia 10 pikë