Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Turqi, ku një dasëm është kthyer në tragjedi, pasi kanë vdekur 50 persona dhe rreth 94 kanë mbetur të plagosur. Një shpërthim ndodhi në qytetin Gazientep të Turqisë, qytet i cili ndodhet në kufi me Sirinë, ku një kamikaz ka hedhur veten në erë gjatë dasmës.
Sipas autoriteteve turke dyshimet për përgjegjësinë e sulmit me bombë bien mbi Shtetin Islamik. Erdogan reagoi për sulmin duke thënë se është me shumë gjasa përgjegjësi e ISIS, ndërsa shtoi se ky sulm nuk ka ndryshim nga sulmet e PKK-së, të cilën e quajti një organizatë terroriste e Fetullah Gylenit.