INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqi: Mbyllen 15 media, shkarkohen 10.000 nëpunës civilë

Turqi: Mbyllen 15 media, shkarkohen 10.000 nëpunës civilë

Publikuar më: 15:39 31-10-2016

Turqia ka vijuar me masat e saj kundrejt personave që i akuzon si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen, teksa 10.000 nëpunës civilë janë shkarkuar ndërkohë që 15 kompani mediatike janë mbyllur, ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga tentativa për grusht shteti.

Në rradhët e tyre përfshihen akadamikë, mësues, mjekë, roja sigurie, etj. Ankaraja zyrtare e konsideron klerikun Fetullah Gulen si drejtuesin e organiztës FETO, që për Turqinë është një organizatë terroriste, e cila ka për qëlim të krijojë destabilitet në vend deri në rrëzimin e qeverisë.

Megjithatë, nga ana tjetër, arrestimet dhe shkarkimet e punonjësve nga detyra nuk janë pritur mirë nga partitë opozitare si dhe nga Bashkimi Europian. Sipas tyre, qeveria po shkel disa parime mjaft të rëndësishme demokratike, siç është sundimi i ligjit.

Që prej tentativës për grusht shteti në Turqi janë shkarkuar më shumë se 100.000 persona ndërkohë që 37.000 të tjerë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, në pritje të gjykimit të tyre.

Qeveria miratoi së fundmi shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme duke lejuar në këtë mënyrë mbajtjen e të burgosurve përtej afateve që janë parashikuar me ligj. Turqia po konsideron edhe rikthimin e dënimit me vdekje pavarësisht kritikave që kanë ardhur nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, në deklaratat e tij, Presidenti Erdogan është shprehur se nëse ky është vullneti i popullit turk, parlamenti do t’a respektojë atë plotësisht. Zyrtarët europianë kanë lëshuar akuza të ashpra edhe për mënyrën e trajtimit të të burgosurve, pasi sipas tyre ata po dhunohen vazhdimisht nga rojat e burgut.

Nga ana tjetër Ankaraja ka mohuar gjithcka duke deklaruar se këto akuza janë të pabaza.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721