INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqi, shkarkohen 2745 gjykatës, dyshohet për lidhje me Gylenin

Turqi, shkarkohen 2745 gjykatës, dyshohet për lidhje me Gylenin

Publikuar më: 14:32 16-07-2016

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu dhe televizioni NTV kanë raportuar se 2745 gjykatës janë shkarkuar nga detyra në të gjithë Turqinë.

Vendimi është marrë nga organi mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas dyshimeve se ata bashkëpunuan me puçistët dhe me atë që nga qeveria turke cilësohet si organizatori i grushtit të shtetit, armikut të përbetuar të presidentit Erdogan, Fethullah Gylen.

Gjithashtu, mësohet se kanë nisur procedurat për përjashtimin e 3 mijë trupave nga Forcat e Armatosura turke.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055