Turqia bëhet sërish pre e sulmeve. Atë të radhës e raporton Reuters si një shpërthim të fuqishëm i cili ka ndodhur në një autobus në qytetin turk Kayseri. Nga ky shpërthim mbetën të vdekur 13 persona dhe 48 të tjerë të plagosur.
Ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për çfarë e shkaktoi shpërthimin, por një dëshmitar ka pohuar se ka shpërthyer një makinë e cila ishte afër me autobusin. Zv kryeministri turk Veysi Kaynak tha se është e mundshme që sulmi të jetë terrorist i ngjashëm me shpërthimin në stadiumin e Beshiktashit, duke shtuar se mund të jetë shkaktuar nga një makinë bombë.