8 të vdekur dhe 45 të plagosur është bilanci nga shpërthimi i një makinë bombë, e cila ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në qytetin Cizre të Turqisë. Sipas të dhënave të autoriteteve Turke, shpërthimi ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, të ditës së sotme. Nga shpërthimi 11 policë kanë gjetur vdekjen e menjehershme, ndërsa 78 të tjerë janë plagosur rëndë.
Deri në këto momente autoritetet Turke nuk e kanë të qartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Cizreja ka qenë subjekt përplasjesh muajt e fundit mes autoriteteve turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Një seri sulmesh kanë pasur në shënjestër policinë turke që kur armëpushimi 2-vjeçar u prish në korrik të vitit 2015.