INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turqi, Stamboll, dhjetëra të vdekur nga shpërthimet

Publikuar më: 10:53 12-01-2016

Një shpërthim ka tronditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, njoftojnë mediat e huaja, të cilat shtojnë se bëhet fjalë edhe për viktima.Siç raportohet, incidenti ka ndodhur në sheshin Sultanahmet, përkatësisht në afërsi të stacionit të tramvajit Sultanahmet dhe Dikilitas, në zemër të qarkut turistik të Stambollit, njoftojnë mediat vendase.Sipas Dogan News, ka një numër të njerëzve të vrarë dhe të plagosur në vendin e ngjarjes.Dëshmitarët kanë thënë për mediat vendore se policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e shpërthimit.Fillimisht të dhënat ishin kontradiktore, por tashmë u arrit të vërtetohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Bomba u aktivizua sipas tëdhënave nga kamikaz, por nuk dihet nëse ishte një apo më shumë.


Pas shpërthimit Policia turke e ka izoluar vendin, dhe janë evakuar personat që ndodheshin në zonë.Sipas Reuters, paraprakisht bëhet fjalë për 10 të vdekur dhe 15 të plagosur nga sulmi, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0015468597412109