INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia çudit me projektligjin e ri, përdhunuesi i fëmijëve fiton lirinë nëse martohet me të

Turqia çudit me projektligjin e ri, përdhunuesi i fëmijëve fiton lirinë nëse martohet me të

Publikuar më: 11:49 19-11-2016

Projektligji i fundit në Turqi përveçse është ciëlsuar shumë i çuditshëm, ka ngjallur edhe shumë reagime .

Deputetët e Turqisë kanë mbështetur një projektligj që do t’i shfajësojë burrat nga akuzat e përdhunimit, në rast se ata martohen me viktimat e tyre. Kritikët e kundërshtojnë bindshëm duke argumentuar  se një miratim i mundshëm i këtij projektligji  do të rrisë nivelin e abuzimit seksual në vend, si dhe martesën në moshë të hershme të vajzave. Parlamenti do të diskutojë sërish të martën, para se të marrë një vendim final.

Deputetët turq kanë mbështetur një projektligj që do të lejojë burrat e akuzuar për përdhunimin e vajzave minorene, të çlirohen nga ky faj, vetëm nëse ata kanë kryer marrëdhënie seksuale pa “forcë ose kërcënim” dhe nëse më pas, martohen me viktimat e tyre.

Kritikët thonë se kjo lëvizje legjitimon përdhunimin dhe martesën e fëmijëve, si dhe lë të lirë burra që janë të vetëdijshëm për krimet e tyre. Projektligji u miratua fillimisht të enjten mbrëma pasi u soll në parlament nga partia udhëheqëse e Presidentit Erdogan. Të martën, pritet që deputetët të diskutojnë për herë të dytë për këtë çështje, para se të marrin vendimin e tyre final, raporton Ora Neës.

Ky ligj tepër i diskutuar ka bërë që opinioni në Turqi të jetë i përçarë. Shumë persona argumentojnë se kjo do të inkurajojë përdhunimin. Por sipas qeverisë, qëllimi nuk është të justifikohet përdhunimi, por të rehabilitohen ata persona që nuk e kanë kuptuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme.

Ligji do të shërbejë edhe si masë parandaluese që vajzat të mos angazhohen në akte të tilla para moshës 18 vjeç dhe të mos ndihen të izoluara nga komuniteti.

Qeveria pritet të marrë mbështetjen e votuesve fanatikë në zona të varfëra, ku vajzat martohen të reja dhe ku niveli i abuzimit seksual është i lartë. Mbështetës të ligjit thonë se Erdogan i ka liberalizuar gratë besimtare duke shfuqizuar ndalimin e shamisë në vendet publike. Vota e të martës mund të ndezë protesta masive.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207