INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia dhe Greqia përplasen për ujërat territoriale. Ministri turk paralajmëron Athinën

Publikuar më: 15:11 23-10-2018

Turqia  është përplasur sërish me Greqinë, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, se po dorëzonte mandatin duke e zgjeruar vijën bregdetare të vendit të tij nga 6 në 12 milje. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke ndërsa i kujtoj Greqisë  se kjo do të ishte shkak për luftë mes dy vendeve. 

cavusoglu.jpg

"Greqia shpesh bën që këto njoftime që shkaktojnë tension, apo në kuadër të një kornize populiste", tha Cavusoglu.  Kreu i diplomacisë turke tha se qeveria e tij është në favor  të zgjidhjes paqësore të problemeve ekzistuese (midis Greqisë dhe Turqisë). Ai shtoi se Turqia nuk preferon tensionet, por kur Greqia përpiqet që ti provokojë, ata përgjigjen në mënyrën e duhur duke i qortuar veprimet e vendit fqinj. “Parlament ynë e ka thënë fjalën përfundimtare në lidhje me 12 miljet detare dhe ajo është në fuqi. Greqia duhet të shqyrtojë nëse ata duan t'i zgjidhin këto çështje përmes diplomacisë ose nëse ne duhet t'i zgjidhim ato ndryshe ", vuri në dukje zyrtari turk. Ministria e Jashtme turke ka thirrur edhe ambasadorin grek në Ankara, Petro Mavroidis, për të dhënë sqarime. Reagimi i Turqisë  lidhur me kufijtë bregdetarë vjen në kohën kur Greqia dhe  Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për përcaktimin e vijës bregdetare mes dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547