Turqia ka në plan të ndërtojë një bazë detare në veri të Qipros turke,tha të martën gazeta Yeni Safak. Gazeta, e cila është e lidhur ngushtë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se marina turke tashmë ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Jashtme për të filluar procedurat për të gjetur një vend "të përshtatshëm" në ishull për të ndërtuar bazën. Gazeta tha se baza ishte e nevojshme pasi vendet e tjera përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjën, Italinë, Kanadanë, Danimarkën, Portugalinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Greqinë po përdorin luftën në Siri si pretekst për të ruajtur një prani në Mesdheun Lindor .
Nëse konfirmohet raporti sipas analistëve në mediat greke, kjo mund të kompromentojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth Qipros.