INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia hap aeroportin gjigand, 200 milionë pasagjerë në një vit [VIDEO]

Turqia hap aeroportin gjigand, 200 milionë pasagjerë në një vit [VIDEO]

Publikuar më: 09:17 05-04-2019

Pas tre alarmeve false për përurimin e tij, këtë javë Turqia do të hapë plotësisht aeroportin e ri gjigand në Stamboll.

Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në aeroportin e ri të Stambollit, i cili kap vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill. Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostrada të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.

Article Logic
Execution time: 0.0025320053100586