INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 14:29 28-06-2018
Presidenti i Turqisë Erdogan vetëm pak ditë nga rizgjedhja për një mandat të dytë në krye të Presidencës, ka vendosur të mos shtyjë më tej gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit të vitit 2016. Vendimi është marrë pas dakordësisë së arritur me aleatët në qeverisje. Gazeta pro qeveritare ‘Sabah’, ka dhënë lajmin ku citohet  se votimi, i cili realizohet çdo tre muaj për shtyrjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të bëhet. Ulja e tensioneve ka ardhur pas rizgjedhjes për një mandat të dytë në krye të Presidencës së Erdogan. Pas kësaj fitoreje ai ka deklaruar se pjesëmarrja me 90 për qind të zgjedhësve, ka treguar sistemin demokratik në qeveri. Vendosja e gjendjes së jashtëzakosshme është përcjellë shpesh me kritika, ku Erdogan është akuzuar se e ka shfrytëzuar për miratimin e ligjeve, të cilat kufizojnë lirinë e medias si dhe forcojnë pushtetin e tij.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334