INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia, humbësja e madhe në luftën kundër terrorizmit

Turqia, humbësja e madhe në luftën kundër terrorizmit

Publikuar më: 12:57 22-12-2016

Luftimet e zhvilluara mes ushtrisë turke dhe militantëve të shtetit Islamik në qytetin Al-Bab, kanë sjellë një bilanc negativ për Turiqnë.

14 ushtarë janë vrarë dhe 33 të tjetë janë plagosur, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Zyrtarët turq bënë me dije se këto luftime kanë shënuar edhe humbjet më të mëdha udhtarake që nga koha kur Ankaraja nisi operacionet ushtarake në Siri në muajin gusht.
Përdorimi i kamikazëve nga ISIS, ka ndikuar në humbjet e mëdha që ka pasur ushtria turke, megjithatë rezultojnë 130 viktimat e grupit terrorist. Edhe pse praktikisht beteja për Aleppon duket e mbyllur, lufta për qytetin Al-Bab është përshkallëzuar ndjeshëm.
Nga të dhënat e ushtrisë turke, që nga gushti deri në operacionin e fundit, ushtria turke ka humbur rreth 90 trupa këmbësorie si dhe 210 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sakaq, Turqia po përgatitet për operacionin e ardhshëm të dëbimit të ISIS-it nga kryeqyteti i tij “de facto“, në Raka.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154