INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia i kërkon zyrtarisht Amerikës ekstradimin e Gylenit

Turqia i kërkon zyrtarisht Amerikës ekstradimin e Gylenit

Publikuar më: 12:06 13-09-2016

Ministria turke e Drejtësisë i kërkoi formalisht SHBA-së një arrestim paraprak të klerikut islamik, Fethullah Gylen, të cilin qeveria e Ankarasë e konsideron si organizatorin e grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve “Anadoll”.

Turqia ka kërkuar edhe më parë ekstradimin e Gylenit dhe ka nxitur SHBA-në ta arrestojë atë. Gyleni jeton në SHBA që prej vitit 1999.

Uashingtoni deklaroi nga ana e tij se “kërkon të shohë prova konkrete që kleriku është i përfshirë në puçin e 15 korrikut”.

Article Logic
Execution time: 0.0044610500335693