Turqia i kundër përgjigjet grupit terrorist ISIS për sulmin e fundit që ata kryen në Stamboll.
Aeroplanët luftarakë dhe tanket turke i kanë gozhduar 100 caqe të ISIS-it në Siri, pak orë pasi sulmuesi i këtij grupi terrorist vrau 39 persona natën e Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll.
Pamje dramatike nga ajri shfaqin aeroplanët luftarakë duke i goditur çerdhet e ISIS-it afër qyteteve siriane, al-Bab, Tadif dhe Bzagah, duke vrarë 22 ekstremistë dhe duke shkatërruar disa ndërtesa.
Këto pamje janë publikuar derisa autoritetet turke vazhdojnë kërkimet për kapjen e sulmuesit.