INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia inauguron tunelin që lidh Evropën me Azinë

Turqia inauguron tunelin që lidh Evropën me Azinë

Publikuar më: 17:06 20-12-2016


Edhe pse pas një ngjarje të rënd sic ishte ajo e vrasjes së ambasadorit rus një ditë më pare, nuk e ka penguar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan që të inagurojë tunelin e dytë që lidhë Azinë me Evorpën.

Tuneli “ Avrasja” është tuneli i parë në botë që lidh dy kontinete me rrugë toksore.

Në ceremoninë e inaugurimit Presidenti turk Erdogan tha se tashmë Turqia ka hyrë në hartën e shteteve që realizojnë projekte shumë të rëndësishme dhe të kushtueshme.
Ai kujtoi urën e tretë mbi Bosfor të inauguruar në gusht 2016, tunelin “ Marmaray” dhe tashmë tunelin “Avrasya”.

I gjithë projekti që lidh Evropën me Azinë është 14,6 km i gjatë, duke përfshirë tunelin 5,4 km i cili kalon nën det. Pika më e thellë që arrin tuneli është 106 metra nën nivelin e detit.

Në këtë inagurim Erdogan shprehu edhe një herë tjetër hidhërimin e tij për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, gjithashtu ai theksoi se
nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që marrëdhëniet tona me Rusinë të prishen apo dëmtohen.

"Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që terrori të na marrë peng në agjendën e tij. Prandaj thamë se nuk do ta shtyjmë inaugurimin e këtij projekti.”

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758